Alarmi i OBSH: Virusi A (H3N2) vijon të përbëjë rrezik në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 17:09 25-01-2017 Alarmi i OBSH: Virusi A (H3N2) vijon të përbëjë rrezik në Shqipëri

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar raportin e monitorimit të virusit A (H3N2) që goditi Azinë Lindore dhe Europën gjatë dy muajve të fundit duke theksuar se gjendja vijon të jetë ende alarmante.

Sipas Buletinit të OBSH për periudhën nga 26 dhjetor 2016 deri më 8 janar 2017, aktviteti i “gripit” ishte i lartë duke shkaktuar probleme të rënda kryesisht te moshat mbi 65-vjeç.

OBSH thotë se në Shqipëri prezenca e virusit A ka qenë “tepër e lartë”, Francë, Zvicër dhe Irlandë ishte “mesatare” dhe “e ulët” në Itali.

Të paktën 7 persona u raportua se humbën jetën në Shqipëri nga gripi stinor A gjatë kësaj periudhe.

Nga 40,259 analiza të kryera në laboratorët e OBSH, 97.4% kanë rezultuar me virusin A ndërsa vetëm 3.6% me virusin B. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tre herë fond për Bashkim Finon, kjo është vlera që akordoi sot qeveria
OSHEE jep një njoftim të rëndësishëm: Nesër, për disa orë do jenë pa energji elektrike këto zona në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.0082378387451172
array(1) { ["section"]=> string(69) "alarmi-i-obsh-virusi-a-h3n2-vijon-te-perbeje-rrezik-ne-shqiperi-66647" }