Alarmi i shkencëtarëve: Në 2018 priten tërmete të fuqishme, zonat ku parashikohen më shumë të bien

Publikuar tek: bota, më 09:14 21-11-2017 Alarmi i shkencëtarëve: Në 2018 priten tërmete të fuqishme, zonat ku parashikohen më shumë të bien

Tërmete të fuqishëm dhe shkatërrimtarë do të ndodhin vitin e ardhshëm për shkak të rrotullimit të ngadaltë të Tokës, shprehen shkemcëtarët.

Ekspertët thonë se ky vit ishte më i lehtë me vetëm 6 tërmete të forta.

Por vitin e ardhshëm ne mund të kemi të paktën 20 tërmete serioze, dhe më intensivët do të ndodhin në zonat tropikale, atje ku jetojnë miliona banorë.

Ndryshime të vogla në shpejtësinë e rrotullimit të planetit do të sjellin aktivitete sizmike sepse do të çlirohet një energji nga nëntoka, parashikojnë ekspertët, dhe pse ky pohim është kundërshtuar nga shkencëtarë të tjerë.

Rrotullimi i planetit po ngadalësohet për shkak të baticave midis Tokës dhe Hënës, shkruan Daily Mail, raporton newsbomb.al.

Roger Bilham shkencëtar nga Universiteti i Kolorados është shprehur se lidhja midis rrotullimit të tokës dhe aktiviteteve të tërmetit është e fortë dhe kjo do të sjelli rritjen e tërmeteve intensive vitin e ardhshëm.

468A182000000578-5099551-image-a-11_1511180837505.jpg

4688725300000578-5099551-image-a-10_1511166322450.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Video që po bën xhiron e rrjetit, kapet "mat" ministri duke urinuar në publik
Edhe një ditë na ndan nga Repubblica e re, pse po ndryshon gazeta 41-vjeçare »
Article Logic
Execution time: 0.011543989181519
array(1) { ["section"]=> string(103) "alarmi-i-shkencetareve-ne-2018-priten-termete-te-fuqishme-zonat-ku-parashikohen-me-shume-te-bien-100322" }