Alarmi i shkencëtarëve: Tokës i kanë mbetur vetëm tre vite për ulur nivelin e CO2 para se të jetë shumë vonë

Publikuar tek: bota, më 06:17 29-06-2017 Alarmi i shkencëtarëve: Tokës i kanë mbetur vetëm tre vite për ulur nivelin e CO2 para se të jetë shumë vonë

Një grup ekspertësh dhe shkenctarësh për klimën kanë dhënë alarmin se botës i kanë mbetur edhe tre vite për të ulur emetimin e dioksidit të karbonit “para se të jetë shumë vonë”.

Në një artikull të botuar në revistën “Nature”, vetëm një javë para mbajtjes së samitit G-20, ekspertët kanë thënë se nëse vazhdojnë të rriten ose të mbetet e njejta situatë e gazrave, deri në vitin 2020, objektivat e temperaturës në Marrëveshjen e Parisit për klimën do të jenë të paarritura.

Autorët kanë identifikuar gjashtë sektorë në kuadër të objektivave për vitin 2020 duke përfshirë, energjinë, infrastrukturën, transportin, përdorimin e tokës, industrinë dhe financat. Sipas tyre në këta sektorë shumë të rëndësishëhm mund të punohet drejt uljes së emetimeve të gazrave.

Autorët e këtij teksti, u kanë bërë thirrje liderëve që do të marrin pjesë në samitin G-20 që ta mendojnë vitin 2020 si vitin vendimtar për vendosjen e objektivave rreth ndryshimeve klimatike. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri Jashtëm rus paralajmëron takimin e rëndësishëm Putin-Trump, ky është eventi që do i bëjë bashkë
Arkëtari i Vatikanit akuzohet për krime seksuale »
Article Logic
Execution time: 0.0087859630584717
array(1) { ["section"]=> string(113) "alarmi-i-shkencetareve-tokes-i-kane-mbetur-vetem-tre-vite-per-ulur-nivelin-e-co2-para-se-te-jete-shume-vone-84359" }