Alarmi në Aubsburg të Gjermanisë, autoritetet evakuan 54 mijë persona

Publikuar tek: bota, më 10:49 26-12-2016 Alarmi në Aubsburg të Gjermanisë, autoritetet evakuan 54 mijë persona

Rreth 54 000 persona u evakuuan ditën e Krishtlindjeve, nga Aubsburgu, në jug të Gjermanisë, pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore, që u çaktivizua orët e para të mbrëmjes së djeshme, njoftuan autoritetet lokale.

Bëhet fjalë për evakuimin më të madh të këtij lloji në Gjermani që prej luftës së fundit botërore.

Rreth 900 policë u angazhuan në operacionin e çminimit të bombës që u realizua nga dy çminues duke sjellë pezullimin e evakuimit, njoftoi bashkia në faqen e saj Twitter.

Bomba britanike, 1,8 tonëshe, dhe që përbënte ende rrezik, ishte zbuluar më 20 dhjetor në qendër të këtij qyteti bavarez, në veriperëndim të Mynihut. Perimetri i sigurisë i vendosur rreth bombës ishte 1 500 metra.

Disa strehime urgjente nëpër shkolla dhe palestra janë hapur për personat e moshuar të cilët nuk kanë mundur të strehohen tek të afërmit apo miqtë.

I pyetur nga televizioni  informativ n24, një zëdhënës i bashkisë kishte pranuar se situata ishte e pazakontë për një 25 dhjetor. “Evakuimi në ditë pune do të kishte qenë më i vështirë. Në ditë pushimi, qarkullimi është më i kufizuar”.

Pas më tepër se 70 vjet nga përfundimi i luftës, nëntoka e Gjermanisë është ende e mbushur me bomba të pashpërthyera, relike të fushatave të bombardimeve intensive të Aleatëve mbi Gjermaninë naziste, të cilat zbulohen herë pas here, sidomos gjatë kantiereve të ndërtimit. Autoritetet shprehen se janë rreth 3000 bomba që gjenden në nëntokën e Berlinit.

RTX2WG1Y_12-25-2016.jpg

4368e39cc5a5f704e2f7acf054af9bd116928ca247d17c2bd3197af30563ce92.jpg

_93121676_germanyaugsburg4641216.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074441432952881
array(1) { ["section"]=> string(74) "alarmi-ne-aubsburg-te-gjermanise-autoritetet-evakuan-54-mije-persona-63771" }