Alarmi në Britani, fëmijët shqiptarë të dytët në listën e trafikimit

Publikuar tek: aktualitet, më 06:55 18-10-2015 Alarmi në Britani, fëmijët shqiptarë të dytët në listën e trafikimit

Një studim i ri në Britaninë e Madhe ka treguar se numri i fëmijëve shqiptarë që trafikohen në këtë vend ka shënuar një rritje alarmante. Nëse ky trend vazhdon, atëherë shqiptarët do të kalojnë me shpejtësi vietnamezët, si grupi i të miturve më i shfrytëzuar në Britani.

Sipas këtyre shifrave të bëra publike nga organizata bamirëse “Bernardo’s, fëmijët shqiptarë në shumicën e rasteve shkojnë në Britani vullnetarish, por më pas bëhen pre e abuzimit.

“Brenda vitit të kaluar ka pasur një rritje të madhe të fëmijëve të trafikuar nga Shqipëria që janë bërë pjesë e shërbimeve tona”, ka deklaruar për The Guardian, shefi ekzekutiv i kësaj organizate, Javed Khan. Ai ka theksuar gjithashtu se shpesh herë fëmijët detyrohen të punojnë në ndërtim, ndërsa pjesa më e madhe përdoren për aktivitete kriminale.

Shumica e fëmijëve i përkasin moshës 15 deri në 17 vjeç, por në qendrën Benardo’s, është dhënë ndihmë edhe për fëmijë të moshës tre vjeçare, që kanë rënë pre e trafikimit.

Sipas një projekti pilot të ndërmarrë në 4 rajone të vendit, ka rezultuar se fëmijët shqiptarë të trafikuar përbëjnë 1 të katërtën e të gjithë fëmijëve të trafikuar. Ata renditen të dytët pas vietnamezëve. Ata detyrohen të bëhen pjesë e shpërndarjes së lëndëve narkotike apo të punojnë në lokale nate.

30% e 160 fëmijëve të ndihmuar kanë pranuar se kanë kryer këto punë, të detyruar nga trafikantët e tyre.

Por kjo situatë nuk ka qenë gjithnjë kështu. 5 vite më parë fëmijët shqiptarë nuk njiheshin si grup i rrezikuar nga ky fenomen. Shumica e rasteve vinin nga Vietnami (31%), Rumania (16%), Maroku (16%) dhe Nigeria (13%).

Në rastet e paraqitura në qendër, një e treta e fëmijëve shfrytëzohen seksualisht.

Rrugët tokësore dhe dokumentat e falsifikuara janë mënyrat më të përdorura nga trafikantët dhe emigrantët e paligjshëm për të hyrë në Britaninë e Madhe.

Autoritetet britanike deklarojnë se numri zyrtar i fëmijëve të trafikuar në këtë vend është 13 mijë, por Javed Khan beson se kjo shifër është vetëm maja e ajsbergut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ëndrra e Emiljanos bëhet realitet: Një krevat elektrik 4 mijë euro. Zbuloni dhuruesin
Vaprojmë së bashku për femrat shqiptare, Vodafone mbështet Maratonën e Jetës »
Article Logic
Execution time: 0.012557983398438
array(1) { ["section"]=> string(73) "alarmi-ne-britani-femijet-shqiptare-te-dytet-ne-listen-e-trafikimit-23368" }