Deklaratat e forta të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka të bëra ditën e sotme, që të orientonin drejt një divorci të afërt të LSI-së me PS-në, janë pjesë e një klime alarmante që ekziston brenda partisë së drejtuar nga Ilir Meta.
Burime të sigurta kanë konfirmuar për Newsbomb.al diskutimet e zhvilluar në një mbledhje urgjente të dy muajve më parë të drejtuesve të LSI me deputetët dhe kryebashkiakët e kësaj partie.
Deputetët dhe kryebashkiakët, por edhe zyrtarë të LSI-së janë paralajmëruar nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, që të tregohen të kujdeshëm, pasi ka informacione nga shërbimet e huaja se policia e shtetit mund të tentojë t’ju fusë atyre drogë në makina.
Burimet thanë për Newsbomb, se ngjarje të tilla do të bëheshin me qëllim denigrimin e politikanëve të LSI-së në prag të fushatës zgjedhore.
Edhe ministri Koka foli sot në “Ora News” për eksponentë të policisë së shtetit që po bashkëpunojnë me trafikantët e drogës me qëllim presionin ndaj strukturave të LSI dhe deformimin e zgjedhjeve të 18 qershorit.