Alarmi në Pakistan, 100 mijë njerëz vdesin nga cilësia e ujit

Publikuar tek: bota, më 00:30 20-01-2018 Alarmi në Pakistan, 100 mijë njerëz vdesin nga cilësia e ujit

Çdo vit 100 mijë persona në Pakistan humbin jetën për shkak të sëmundjeve që përhapen nga ujërat e ndotura.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) 40 për qind e vdekjeve nga sëmundjet ngjitëse ndodhin për shkak të ujit të ndotur.

Arsyet si ndotja e ambientit, rritja e madhe e popullsisë dhe urbanizmi i paplanifikuar në Pakistan, shtet me afro 200 milionë banorë, kanë shkaktuar që dy të tretat e popullsisë të mbeten të privuar nga uji i pastër i shëndetshëm.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) 50 mijë nga 100 mijë personat të cilët humbin jetën çdo vit për shkak të sëmundjeve ngjitëse të cilat përhapen nëpërmjet ujit të ndotur, përbëhen nga fëmijët nën moshën 10 vjeç.

Problemi i furnizimit me ujë të pastërt është ndër problemet kryesore të pakistanezëve, sidomos të atyre që jetojnë në zona rurale. Fshatarët duhet të ecin me kilometra rrugë për të gjetur ujë të pastër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në shtet edhe uji në shishe është i mangët për të përmbushur nevojën e ujit të pastër. Sipas hulumtimit të Këshillit të Burimeve Ujore të Pakistanit, 100 nga 111 kompani të ujit në Pakistan nuk i përmbushin standardet e ujit të pijshëm.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012685060501099
array(1) { ["section"]=> string(67) "alarmi-ne-pakistan-100-mije-njerez-vdesin-nga-cilesia-e-ujit-107223" }