Alarmi në Tiranë! 'Po survejohet familja Basha...' Reagon rrufeshëm Policia e Shtetit

Publikuar tek: barometri, më 07:56 02-06-2018 Alarmi në Tiranë! 'Po survejohet familja Basha...' Reagon rrufeshëm Policia e Shtetit

Ditën e sotme, media gëloi nga lajmi i dalë nga gazeta Panorama se kreu i PD Lulzim Basha dhe familja e tij po mbahej në survejim nga forcat policore pas publikimi të audio-përgjimit me dëshmitarin X, Albert Veliu.

 

Madje u tha se Basha për këtë mblodhi edhe grupin e PD por reagon menjëherë Policia e Shtetit e cila përmes një deklarate zyrtare përgënjeshtron lajmin dhe thotë me keqardhje se e gjitha është një spekulim mediatik.

“Nuk është aspak e vërtetë që familja e z.Lulzim Basha, kryetar i PD-së, apo familjarë të tij, të mbahen nën vëzhgim nga forca policore.

Përmbajtja e shkrimit është tërësisht një spekulim mediatik me synim mashtrimin dhe keqinformimin e opinionit publik për qëllime që i gjykojmë të mbrapshta. Me keqardhje konstatojmë se lajmi në fjalë duket i fabrikuar nga zyrat e një partie politike dhe jo nga redaksi serioze”, thuhet në deklaratën e policisë.

DEKLARATA E PLOTË:

Përgënjeshtrim rreth lajmit se familja Basha mbahet nën survejim - përmbajtja e shkrimit, një spekulim mediatik për qëllime të mbrapshta

Lidhur me shkrimin e botuar në gazetën “Panorama”, të datës 1 qershor 2018, me titull “Hije skandali, Policia mban në survejim familjen Basha”, sqarojmë se:

Nuk është aspak e vërtetë që familja e z.Lulzim Basha, kryetar i PD-së, apo familjarë të tij, të mbahen nën vëzhgim nga forca policore.

Përmbajtja e shkrimit është tërësisht një spekulim mediatik me synim mashtrimin dhe keqinformimin e opinionit publik për qëllime që i gjykojmë të mbrapshta. Me keqardhje konstatojmë se lajmi në fjalë duket i fabrikuar nga zyrat e një partie politike dhe jo nga redaksi serioze.

Informimi i publikut rreth veprimtarisë së institucioneve të shtetit është një e drejtë e garantuar me ligj, prandaj nëse dikush do të kishte interes rreth së vërtetës, do ta merrte informacionin lehtësisht në rrugë zyrtare.

Fakti që asnjë nga institucionet e përmendura nuk është kontaktuar nga media në fjalë, na krijon dyshimin se në këtë rast kemi të bëjmë me keqpërdorim flagrant të një gazete nga ana e politikës.

Me këtë rast theksojmë se z.Basha përfiton nga statusi si kryetar i opozitës, masa shtesë dhe shoqërohet nga forca të Gardës së Republikës.

Por nuk ka në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, monitorim survejues të tij nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Duke vlerësuar rolin e medias, Policia e Shtetit është e gatshme për t’iu përgjigjur çdo çështjeje me interes publik, në funksion të mirinformimit të qytetarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028394937515259
array(1) { ["section"]=> string(86) "alarmi-ne-tirane-po-survejohet-familja-basha-reagon-rrufeshem-policia-e-shtetit-122948" }