Alarmi në Zvicër, 13 mijë turistë të bllokuar nga moti i keq

Publikuar tek: bota, më 22:58 09-01-2018 Alarmi në Zvicër, 13 mijë turistë të bllokuar nga moti i keq

Një prej stacioneve të skive nga më të famshmit në Zvicër, Zemratt, ka mbetur krejtësisht i bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës, njoftuan sot zyrtarë të stacionit.

“Aktualisht rreth 13 000 turistë në Zemratt, që ndodhet në kantonin e Valesë (jugperëndim), jane bllokuar”, njoftoi një përgjegjëse e stancionit, Janine Imesch.

“Ardhjet dhe ikjet nuk janë të mundura për momentin dhe mund të ketë edhe ndërprerje të elektricitetit”, shpjegon në faqen e saj stacioni i famshëm.

“Rruga që të dërgon tek stacioni është mbyllur që prej të hënës. Ndërsa treni është ndërprerë që dje në mbrëmje”, theksoi Imesch.

Stacioni ka gjithsej 13 400 shtretër turistikë, nga të cilët 7 200 në hotele dhe 6 200 në apartamente.

Popullsia e komunës është rreth 5 500 banorë.

“Rrëshqitja e tokës, rënia e gurëve dhe rreziku për ortek ka shkaktuar mbylljen e shumë rrugëve në kantonin e Valesë”, sipas medias zvicerane, shkruan agjencia telegrafike shqiptare. 

“Për këtë rajon, niveli i rrezikshmërisë për ortek është në gradën pesë, më i larti”, sipas policisë që thekson se duke filluar nga sot në mbrëmje, situata duhet të evoluojë në favor me pushimin e rreshjeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paqe në gadishull, Korea e Veriut dhe Jugut rinisin dialogun
Largimi i Britanisë së Madhe, Brexit redukton buxhetin e Bashkimit Evropian »
Article Logic
Execution time: 0.013144016265869
array(1) { ["section"]=> string(66) "alarmi-ne-zvicer-13-mije-turiste-te-bllokuar-nga-moti-i-keq-106022" }