Rreth 3 orë pas alarmit se në qytetin e Elbasanit është zbuluar një valixhe e dyshimte, zbulohen detajet e para të kësaj ngjarje.
Forcat xheniere kanë nisur punën menjëherë pas rrethimit të zonës dhe kanë kryer shpërthim të kontrolluar.
Mësohet se në atë valixhe kishe lëndë plasëse , që mendohet se do të shpërthente në mënyrë të telekomanduar nga personat që e kanë lënë pranë teatrit “Skampa” në rrugën “Qemal Stafa”.
Megjithatë, specialistët janë në vendin e ngjarjes dhe po ekzaminojnë pakon e dyshimtë.
Alarmi shkaktoi panik tek qytetarët, të cilët u larguan menjëherë nga forcat e policisë, të cilët rrethuan zonën, pas një telefonate se në atë zonë kishte një pako të dyshimte.