Alarmi për KALANË e Gjirokastrës, s’mban më deputetja e LSI: Po SHEMBET, Mirela krihet...

Publikuar tek: politike, më 14:23 12-02-2018 Alarmi për KALANË e Gjirokastrës, s’mban më deputetja e LSI: Po SHEMBET, Mirela krihet...

Kalaja e qytetit të Gjirokastrës, siç newsbomb.al, ka dhënë alarmin që një javë më parë, ka pësuar çarje në pjesë të mëdha të murit të saj, duke rrezikuar seriozisht shembjen.

Vetëm pak ditë më parë rreshjet në zonën e Zagorisë shembën një urë të lashtë, por tashmë kërcënohet edhe kalaja, monument kulture i kategorisë së parë. Në foto duket çarja e kullës jugore dhe lagështia në galeritë poshtë kullës së sahatit.

Sakaq, vjen reagimi i ashpër i deputetes së LSI Nora Malaj, e cila thotë se ndërsa Kalaja e Gjirokastrës po shembet, ministrja e Kulturës, po krihet...

“Kalaja e Gjirokastrës po shëmbet , Mirela po krihet! Urat ranë, pasuritë kombëtare po shkojnë drejt shkatërrimit, artistët po i largojmë nga vendi i tyre. Tani dhe muret e Kalasë së Gjirokastrës, monument kulture i kategorisë së parë, pasuri e UNESCO-s dhe trashëgimi botërore janë krisur e prit kur të na rrëzohen. Kësaj i thonë kalaja prishet e Mirela krihet... Ju lutem merrni masa sa nuk është vonë!”, bën apel Malaj.

muri1.jpg

alar.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010608911514282
array(1) { ["section"]=> string(90) "alarmi-per-kalane-e-gjirokastres-s-mban-me-deputetja-e-lsi-po-shembet-mirela-krihet-110002" }