Alarmi për tre kompozitorët e mëdhenj të shkarkuar në RTSH: Si qendron e vërteta për Saraçin, Zhulalin e Kaçinarin

Publikuar tek: aktualitet, më 07:46 02-02-2017 Alarmi për tre kompozitorët e mëdhenj të shkarkuar në RTSH: Si qendron e vërteta për Saraçin, Zhulalin e Kaçinarin

Ditën e djeshme një lajm u përhap me shpejtësi nga kreu i Departamentit të Kulturës në PD Arben Skënderi lidhur me miratimin e Strukturës së re të RTSH.

Kreu i Departamentit të Kulturës në PD, Arben Skënderi shkruajti në një postim në faqen e tij në Facebook se kompozitorët e mëdhenj Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari janë shkarkuar nga detyra.

“ Diten e sotme ne valen e shkaterrimit te Radio Televizionit Shqiptar, tre kompozitoret e shquar Shpetim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari te cilet kane bere histori ne krijmtarine tone, pa asnje lajmerim, ne kundershtim te hapur me ligjin si dhe ne shkelje flagrante te integritetit te tyre profesional pushohen nga puna pa asnjë mundesi reagimi apo alternative per te vazhduar kontributin e tyre artistik”, shkroi Skënderi.

Por burime të Panoramës,  pranë Këshillit Drejtues të RTSH­-së, pas këtij denoncimi bëjnë me dije se nuk ka asnjë vendim për shkarkimin e tre kompozitorëve, por vetëm për ndryshim.

Po sipas burimit, pranë Këshillit Drejtues të RTSH-së  tre kompozitorët ishin pjesë e Departamentit të Krijimtarisë Muzikore që si punë kryesore të tij kishte përgatitjen e festivalit të këngës në fund të vitit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rregullorja e Maturës 2017, formulari A1 del më 10 mars (Lëndët me zgjedhje dhe rregullat më të rëndësishme)
PAS FOTOS: Ja çfarë mund të bëjmë realisht për mjeshtrin Robert Ndrenika »
Article Logic
Execution time: 0.010847091674805
array(1) { ["section"]=> string(118) "alarmi-per-tre-kompozitoret-e-medhenj-te-shkarkuar-ne-rtsh-si-qendron-e-verteta-per-saracin-zhulalin-e-kacinarin-67437" }