Situatë alarmante në Shkodër, aty ku uji po mbulon gjithçka gjen.
Situata pritet të përkeqësohet më tej me rritjen e nivelit të ujit në Drin. “Shkodra duhet të përgatitet për dy skenare, ai i një gjendje të qendrueshme të përmbytjes, por edhe i perkeqësimit më tej të situatës. Kjo e dyta do të varet nga reshjet që përfshijnë kurorën e basenit ujëmbledhës të Drinit, pasi vetëm mbrëmjën e së hënës prurjet kanë shkuar në mbi 2400 meter/kub për sekondë”, është kjo deklarata e bërë nga drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, gjatë mbledhjes së Shtabit në prefekturën e Shkodrës.
"Ne si shtab duhet të përgatitemi për dy skenare. Një skenar të status-quosë, që shkarkimet të mos e kalojnë më 1655-1755. Por duhet të pregatitemi edhe për një skenar që është edhe në rritje, edhe në zbritje. Këtë e diktojnë këto 5-6 orët e kohës që përmirësohet ose rënia e dëborës në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit që frenon prurjen e reshjeve. Në orën 16:00, prurjet në kaskadë kanë qenë 2400 metër kub, po menaxhohen që të rrinë në këtë status-quo, mund të zbresin 100 metër kub shkarkim por nëse do të ndodhë skenari më i keq mund të shtohen jo më shumë se 100.Besoj se në interes të rritjes është pothuajse pak e ndikueshme por shpresojmë që të mos ndodhë", tha Prençi.