Gazeta “The Guardian” ka publikuar një shkrim investigativ, nëpërmjet të cilit jep alarmin për rrezikun që i kanoset Ballkanit nga ndërtimi i mijëra hidrocentraleve. Sipas investigimit të “The Guardian” projekti i HEC-it të Kalivacit ka shpyllëzuar 56 hektarë dhe ndërtimi i tij mund të shndërrohet në një kërcënim për gjithë Ballkanin.
Sipas dokumentave të publikuara nga gazeta, janë mbi 2 mijë diga në ndërtim që mund të kenë impakt shkatërrues në ekosisteme e sa i takon Shipërisë thotë se janë duke u ndërtuar (ose janë në proces ndërtimi) qindra hidrocentrale edhe në zonat e shpallura si të mbrojtura.
"Në lumin e Vjosës po tentohet të ndërtohen 8 diga nga kompani të huaja dhe qeveria shqiptare po mundohet në mënyrë private që t’i rezistojë këtyre tentativave”, raporton gazeta “The guardian” në investigimin e saj.
Ajo i referohet edhe deklaratës së kryeministrit Rama për faktin që në 6 muajt e parë të qeverisjes nuk kalonte asnjë ditë pa marrë një telefonatë nga kompanitë shqiptare, europiane apo amerikane që i kërkonin ndërtimin e hidrocentraleve në shqipëri.
The Guardian raporton se kryeministri Rama i ka kërkuar BERZH të financojë ndërmarrjet e vogëla bujqësore në vend të hidrocentraleve por nuk ka marrë një përgjigje pozitive.