Alarmohet Kina, gjen gjurmë të Covid-19 në krahët e pulës të importuara nga Brazili

Publikuar tek: bota, më 16:06 13-08-2020 Alarmohet Kina, gjen gjurmë të Covid-19 në krahët e pulës të importuara nga Brazili

Zyrtarë të qytetit kinez Shenzhen kanë bërë me dije ditën e sotme se janë gjetur shenja të koronavirusit në krahët e pulës që ishin importuara nga Brazili.

Zyrtatët thanë se malli është testuar dhe ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

“Sipërfaqja e një mostre të krahëve të pulave të importuara testuar pozitive për virusin”, thanë autoritetet e Shenzhenit

Ata nuk e kanë bërë me dije markën , por thanë se po punojnë që të testojnë edhe produktet e tjera që janë shitur nga kjo kompani, ndër të tjera ata janë shprehur se po gjurmojnë edhe rastet e atyre personave që kanë rënë në kontakt me këto produkte.

Kujtojmë që Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, si dhe Organizatën Botërore e Shëndetit, kanë thënë se rreziku që të infektohesh përmes ushqimit është shumë i ulët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073561668395996
array(1) { ["section"]=> string(89) "alarmohet-kina-gjen-gjurme-te-covid-19-ne-krahet-e-pules-te-importuara-nga-brazili-217028" }