Policia Rrugore ka shtuar kontrollet natën e mbrëmshme për shkak të festës së pashkëve, për të parandaluar kështu rrezikun nga askidentet si dhe për të ndëshkuar shkelësit.
Në këtë situatë 5 drejtues mjetesh u arrestuan, një prej tyre femër, pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur.
Policia bën me dije se 14 Leje Drejtimi te pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Shtetasi me iniciale E.G, u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën testi i pare 0.66 mg/l, testi i dytë 0.67 mg/l
Shtetasja me iniciale T.M u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën testi i parë 0.59 mg/l, testi i dytë 0.60 mg/l
Shtetasi me iniciale I.K, u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkoloit në masën testi i parë 0.86mg/l, testi i dyte 0.92 mg/l
Shtetasi me iniciale A.H u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën testi i parë 0.54mg/l, testi i dytë 0.57 mg/l.
Shtetasi me iniciale E.M, u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masen testi i parë 0.61mg/l, testi i dytë 0.62 mg/l.