Alarmohet sërish Franca, një grua kërcënon të hidhet në erë duke bërtitur 'Allahu Akbar' (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 15:56 22-10-2020 Alarmohet sërish Franca, një grua kërcënon të hidhet në erë duke bërtitur 'Allahu Akbar' (VIDEO) Pamje nga vendngjarja

Një grua ka kërcënuar për një sulm terrorist, duke alarmuar Francën.

Sipas informacioneve nga mediat e huaja, pasditen e sotme një grua e paidentifikuar kërcënon të hidhet në erë në një stacion të Lionit, duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Në minutat e fundit është mësuar se nuk ishte një pako ose një telefonatë anonime, por sjellja e dyshimtë e një gruaje që mbante një nikab të zi dhe bagazhe me vete. Sipas dëshmitarëve, ajo bërtiste duke thënë se do të "hidhte në erë gjithçka" dhe një gjë e tillë shkaktoi alarmimin e turmës.

Policia ka arritur që të izolojë gruan në një cep të stacionit dhe kanë sjellë përforcime që të kontrollojnë bagazhet që ajo mbante me vete. Policia njoftoi turmën se do të dëgjoheshin shpërthime, për të shkatërruar bagazhet, pasi gruaja është vënë në pranga.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet në Itali 30-vjeçari shqiptar, nuk do ta besoni çfarë kishte vjedhur
»
Article Logic
Execution time: 0.012456178665161
array(1) { ["section"]=> string(98) "alarmohet-serish-franca-nje-grua-kercenon-te-hidhet-ne-ere-duke-bertitur-allahu-akbar-video-224756" }