Alarmohet Vlora/ Pas vrasjes makabre, arrestohen dy persona për dhunë në familje

Publikuar tek: aktualitet, më 15:23 25-06-2019 Alarmohet Vlora/ Pas vrasjes makabre, arrestohen dy persona për dhunë në familje Foto ilustruese

Vrasja makabre e gruas 44-vjeçare Laureta Sulo nga bashkëshorti Lavdosh Sulo ka alarmuar ditën e sotme qytetin e Vlorës.

Gruaja e kishte denoncuar edhe më herët bashkëshortin për ‘dhunë në familje’, por duket zënka e sotme pati pasoja fatale.

Pas kësaj polica ka arrrestuar dy persona për ‘dhunë në familje’ në Vlorë.

Mësohet se është vënë në pranga shtetasi me iniciale G. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi akuzohet dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij (bashkëshortes së vëllait) për motive të dobëta.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi me iniciale F. K., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 16.06.2019, në banesë në lagjen "15 Tetori" dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075290203094482
array(1) { ["section"]=> string(85) "alarmohet-vlora-pas-vrasjes-makabre-arrestohen-dy-persona-per-dhune-ne-familje-169702" }