Alba Malltezi sulmon Alketa Vejsiun: Shkon në resorte luksi dhe ‘qan’ për fëmijët (E plotë)

Publikuar tek: barometri, më 08:42 22-06-2018 Alba Malltezi sulmon Alketa Vejsiun: Shkon në resorte luksi dhe ‘qan’ për fëmijët (E plotë) Alba Malltezi dhe Alketa Vejsiu

Bashkëshortja e Carlo Bollinos, gazetarja Alba Malltezi ka ironizuar ashpër moderatoren Alketa Vejsiu e cila së fundmi ndodhet me pushime në Afrikë.

Prej andej, Alketa ka hedhur një foto në Instagram me një fëmijë afrikan duke shkruar: “Trumpanët e Afrikës nuk do të pushojnë së kumbuari derisa fëmijët zezakë të provojnë se sa vlejnë në këtë botë”.

Por lidhur me këtë ka reaguar Alba Malltezi e cila ndonëse nuk përmend emra, lë qartësisht të kuptueshëm mesazhin drejtuar moderatores. Malltezi e cilëson hipokrizi foton e Vejsiut dhe për këtë "kapet" edhe me gazetarët që sipas saj nuk janë në gjendje ta dallojnë një gjë të tillë.

“Një moderatore shqiptare shkon në një udhetim luksi, në rezorte luksi në Afrike dhe "qan" për fëmijët afrikanë...e gazetarët nuk arrijne të dallojne hipokrizine sa për foto në Instagram e të vërtetës së njerëzve që duan me zemër një botë më të mire për të gjithe. A ka Universitet që ta meson një gjë të tilë. Një ndjeshmëri të tillë...”, shkruan me nota revolte Malltezi.

fff.png

a1_1529318053-9038174.jpg

alketavjesr.jpg

mama.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027104139328003
array(1) { ["section"]=> string(93) "alba-malltezi-sulmon-alketa-vejsiun-shkon-ne-resorte-luksi-dhe-qan-per-femijet-e-plote-125316" }