Alban Elezi dhe nipi i tij në Itali rekrutonin xhihadistë me ''Facebook''

Publikuar tek: aktualitet, më 12:38 25-03-2015 Alban Elezi dhe nipi i tij në Itali rekrutonin xhihadistë me ''Facebook'' Alban Elezi, i arrestuar sot për akte terroriste në Kavajë

Provat me të cilat policia italiane ka fituar urdhër-arrestet për prangosjen e Alban Elezin kanë të bëjnë me faktet e rekrutimit nga Elezi të dy italianëve për të luftuar në Siri.  Dy italianët janë me origjinë nga Tunizia dhe Maroku dhe kanë rënë në kontakt  nëpërmjet ‘’Facebook’’-ut me Elezin. Elezi i ka takuar të dy italianët, në Itali dhe në Shqipëri. Pak para nisjes për në Siri, italiani me origjinë marokene kishte bërë një udhëtim në vendin tonë. Përveç këtyre provave, edhe materialet propagandistike të printuara dhe në CD janë sekuestruar nga policia për t’u përdorur kundër Elezit në seancat gjyqësore.

Italiani që ishte rekrutuar për të luftuar në Siri kishte shkruar në rrjetet sociale ‘’Shteti Islamik është një realitet që do të donte t'ju komunikonte’’. Bëhet fjalë për një dokument prej 64 faqesh, ilustruar me detaje të aktivitet të Kalifatit në territoret e zëna, i përshkruar si një ‘’Shtet’’ i vërtetë që ofron mirëqënie dhe mbrojtje për qytetarët e tij, por ndëkohë i pamëshirshëm me armiqtë e tij.

Për arrestimet reagoi edhe ministri Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano. Ai deklaroi se të arrestuarit janë mbikqyrur e një metodë speciale për të shkuar më pas tek arrestimi. “Janë arrestuar 3 rekrutues të ISIS-it. Është zbatuar masa e mbikqyrjes speciale. Mendojmë që sistemi i parandalimit të rekrutimit të terroristëve funksionon. “, deklaroi Alfano.

Para Elezit, u arrestua edhe nipi i tij në Itali, së bashku me Italianin me origjinë marokene. Mediet italiane raportojnë se grupi vepronte në mënyrë të organizuar midis Italisë dhe Ballkanit, dhe ishte ngarkuar me rekrutimin e luftëtarëve për të luftuar në Siri. Po kështu janë duke u kryer kontrolle edhe në Lombardi, Piemonte dhe Toscana, pasi dyshohet se në përbërje të kësaj celule ka shumë persona. Operacioni i policisë ishte koduar "Lidhja Ballkanike", e cila simbolizon qelizën e  ekstremistëve islamikë aktivë në Itali dhe në Ballkan. 

Elezi u arrestua sot në mëngjes, pas kërkesës së hetuesve ndërkombëtarë Alban Elezi, 38 vjeç nga Kavaja. Elezi kërkohet për terrorizëm. Operacioni Shqipëri-Itali për neutralizimin e të dyshuarëve është realizuar nga Interpol Tirana, policia e Kavajës dhe Interpol Roma.

“Sot më datë 25.03.2015 , në orët e para të mëngjezit , në Kavajë, nga strukturat Interpol Tirana në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë ekzekutimi i Urdhërit të kërkimit Ndërkombëtar për arrestimin e shtetasit : Alban Haki Elezi, 38 vjeç, lindur e banues në fshatin Rrakull, Kavajë.Arrestimi i tij u krye në zbatim të kërkesës së Interpol Roma për ekzekutimin e vendimit të arrestit lëshuar në datë 24.03.2015 nga Gjykata e Brescia/Itali në ngarkim të këtij shtetasi, i dyshuar si autor i veprave penale “Akte Terroriste” parashikuar nga neni 270 quarter të K.Penal Italian.”, deklaron policia shqiptare.

Elezi dyshohet se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar terrorist për rekrutimin e xhihadistëve dhe do të gjykohet në Brescia.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”, thekson në deklaratë policia.

Ditën e djeshme, po me akuzat e terrorizmit janë gjykuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda 9 persona, mes tyre 2 imamë. Pesë prej tyre nuk kanë pranuar të mbrohen me avokatë, duke kërkuar gjykimin sipas sheriatit. ''Vetëm Allahu na gjykon'', kanë thënë të akuzuarit. Ata rrezikojnë 20 vjet burg nëse gjykata vendos që akuzat janë me bazë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doshi: Efektivi i Policisë kërcënoi Bamin se do t’i vriste fëmijët
Doshi: Bamit iu kërcënua familja në polici, nga një efektiv i forcave speciale (Debatet e Plota) »
Article Logic
Execution time: 0.013901948928833
array(1) { ["section"]=> string(74) "alban-elezi-dhe-nipi-i-tij-ne-itali-rekrutonin-xhihadiste-me-facebook-6891" }