Alban Hoxha mohon zërat dhe tregon të vërtetën e grushteve në Aeroport

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:23 19-08-2016 Alban Hoxha mohon zërat dhe tregon të vërtetën e grushteve në Aeroport

Menjëherë pas përhapjes së lajmit se portieri i Partizanit ishte konfrontuar fizikisht me disa persona të paidentifikuar në Aeroport, në media u aludua për shkakun e sulmit.

Madje sipas revistës “Class” arsyeja ishte ofendimet që personat në aeroport kishin lëshuar në drejtim të këngëtares Çiljeta Xhilaga, nisur nga miqësia që portieri ka me të.

Por vetë Hoxha, në një prononcim për Newsport.al ka sqaruar të gjithë ngjarjen.

“Nuk i njihja personat që na sulmuan, por pashë që përpara se të më ofendonin mua ishin duke u konfrontuar me dy lojtarë të tjerë të ekipit tonë. Në momentin që iu afrova nisën ta bënin një gjë të tillë edhe me mua. Iu ktheva për shkak se po krijonin rrëmujë të kotë. Në atë moment ndërhynë forcat e policisë. Shefi i rendit të aeroportit më pyeti më pas nëse do të bëja denoncim për ngjarjen, por mendova se nuk ia vlente më, edhe për shkak se njëri prej agresorëve ishte në gjendje të dehur. U mbyll aty për aty. A ishin tifozë të Partizanit ata që na sulmuan? Nuk di ta them me bindje. Nuk e di vërtet, sepse nuk është se shfaqën ndonjë pakënaqësi në lidhje me ndeshjen e djeshme”, pohon kapiteni i të kuqve për neësport.al.

Më pas, Alban Hoxha flet edhe për ndeshjen e djeshme në Rusi ndaj Krasnodarit dhe për zërat e merkatos që e dërgojnë atë jashtë kampionatit shqiptar. “Kundër Krasnodarit nuk ishim në ditën tonë më të mirë, kjo edhe për shkak se skuadra kundërshtare kishte cilësi të jashtëzakonshme. Futbolli është i tillë.  Në sfidën e kthimit do kërkojmë të shlyejmë disi këtë paraqitje negative. A do largohem nga Partizani? Nuk e di. Ndoshta edhe qëndroj. Por me këtë çëshjte po merret klubi”, pohon portieri i të kuqve.

Këtë sezon, gara për titull kampion pritet të jetë sërish e fortë, duke qenë se shumë skuadra janë përforcuar, ndërsa Partizani dhe Skënderbeu që diskutuan trofeun e Superiores sezonin e shkuar do të përballen në javën e fundit të kampionatit. Për Alban Hoxhën, çështja e titullit nuk do të vendoset domosdoshmërisht në sfidën direkte ndaj korçarëve, por mendon se Skënderbeu dhe Partizani priten të jenë sërish protagonistë kryesorë edhe këtë sezon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2231810092926
array(1) { ["section"]=> string(76) "alban-hoxha-mohon-zerat-dhe-tregon-te-verteten-e-grushteve-ne-aeroport-50242" }