Alban Ramosaj skuqet i tëri dhe konfirmon live lidhjen me vajzën e biznesmenit Delijorgji

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:46 08-10-2019 Alban Ramosaj skuqet i tëri dhe konfirmon live lidhjen me vajzën e biznesmenit Delijorgji

Ditët e fundit këngëtari Alban Ramosaj është në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes me modelen Niki Delijorgji, vajzën e biznesmenit të njohur Mihal Delijorgji.

I ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku promovoi klipin e tij më të ri “T’kom dasht”, Ramosaj gjithashtu u pyet edhe për vajzën që i ka marrë zemrën.

“Nikin e njoh që para shumë vitesh, është një vajzë shumë e talentuar edhe muzikalisht, gjë që ende nuk është ekspozuar, por ne jemi duke punuar në studio për këngët e saj. Kemi një shoqëri shumë shumë të mirë, të pastër dhe një shaka të brendshme e rrethit tonë është që na kanë shpallur si burrë dhe grua. Por kjo është komplet një shaka. Në koment ia kam shprehur se një nga komentuesit është edhe producenti im që e bëri publike këtë gjë dhe unë shkova me rrjedhën”, tha Ramosaj.

I pyetur nëse vërtetë i ka “rënë në kokë” për Nikin, këngëtari nisi të qeshë dhe preku një nga emoji-të me zemra që kishte mbi tavolinë duke konfirmuar lajmin.

“U skuqe i tëri kur u përmend Niki Deliorgji. Nuk do shumë për t’u kuptuar, njeriu kur bie në dashuri nuk e mbulon dot, përpiqu sa të duash”, tha Rudina Magjistari.

“Çdo njeri ka perceptimin e vet”, shtoi Ramosaj pa dhënë detaje për marrëdhënien me modelen.

72391949_10156281801382680_3463856060110995456_n.jpg

 

Screenshot_13.jpg

72556189_10156281801332680_7005938257959583744_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023778915405273
array(1) { ["section"]=> string(96) "alban-ramosaj-skuqet-i-teri-dhe-konfirmon-live-lidhjen-me-vajzen-e-biznesmenit-delijorgji-181285" }