Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bëhen prindër për herë të dytë, zbulohet emri i rrallë i djalit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:39 14-01-2020 Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bëhen prindër për herë të dytë, zbulohet emri i rrallë i djalit

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë ditën e sotme prindër për herë të dytë.

Ka qenë vetë këgëtari që e ka ndarë këtë lajm me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Albani ka zbuluar se djalin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Duam, bazuar nga njëra prej këngëve të çiftit dhe inicialet e tyre.

Sipas Skënderajt, ata kanë mësuar që Duam ka nisur rrugën për të ardhur në jetë, pikërisht në momentin që po xhironin klipin e kësaj këngë.

Albani i premton të voglit se prindërit do ta duan derisa të kenë frymë, ashtu si vajzën e tyre Ameli. 

Postimi i plotë:

Mire se erdhe ne jete Duam.

Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan.

Eshte detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gezimeve dhe hidherimeve tona te ndajme arsyen pse zgjodhem kete emer edhe pse mund ta imagjinoni.

Duam (përveç se nje fjale e embel, e paster dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kenges me te cilen ne kurorezuam martesen tone para pak muajsh, dite e cila perkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugen e tij per te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kenduar cdo dite ate kenge ndaj e kemi ndjere gjithmone shume edhe si kengen e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prinder jane aty ne mes si nje shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbeshteten gjithmone.

Mire se vjen ne familje biri jone. 

Screenshot_3.png

 

-640-0-5c73d83b4354b.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.075700044631958
array(1) { ["section"]=> string(101) "alban-skenderaj-dhe-miriam-cani-behen-prinder-per-here-te-dyte-zbulohet-emri-i-rralle-i-djalit-192026" }