Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, Albana Shtylla i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Ilir Meta në lidhje me krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Albana Shtylla kërkon të rihapet edhe njëherë gara për pedagogët e drejtësisë, pasi nuk plotësohet minimumi i kandidaturave për kandidatët e interesuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.