Albana Vokshi akuzon ministren Kushi: Po fshihet gjendja e rënduar në shkollën 'Emin Duraku', të premten bashkuat klasat se prindërit refuzuan të sillnin fëmijët në shkollë

Publikuar tek: politike, më 15:54 19-10-2020 Albana Vokshi akuzon ministren Kushi: Po fshihet gjendja e rënduar në shkollën 'Emin Duraku', të premten bashkuat klasat se prindërit refuzuan të sillnin fëmijët në shkollë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka akuzuar ministren e arsimit Evis Kushi se po tenton të fshehë situatën e rënduar në shkollën 'Emin Duraku' në Tiranë.

Ajo thotë se deri më tani në këtë shkollë janë infektuar 10 mësues dhe 3 sanitare, ndërkohë që shprehet se shkolla nuk po nbyllet për të mos rrëzuar propagandën e kryeministrit Rama që situata është nën kontroll.

Vokshi i drejton 3 pyetje ministres Kushi, ndërsa thotë se të premten klasat në shkollën "emin Duraku" janë bashkuar,për shkak se prindërti refuzuan të dërgonin fëmijët e tyre në shkollë.

Postimi i plotë:

Nuk është #pafytyrësi, është #kriminale t’ju fshehësh prindërve situatën e #COVID19 në shkolla.

Deklarata e Drejtorisë Arsimore Tiranë, në lidhje me situatën e COVID19 në Shkollën Emin Duraku, është përtej #skandalozes.

Të marrësh përsipër të mbulosh gjendjen e rënduar e ta paraqesësh atë si normale do guxim shumë të madh. Kushdo që e ka shkruar duhet të shkojë për ndjekje penale.

Por le të shtrojme dise pyetje për urdhëruesen e deklaratës znj. #Kushi:

- Në bazë të informacioneve të fundit që kanë mbërritur në PD, situata në shkollën Emin Duraku është edhe më e rënduar. Bilanci deri më tani: 10 mësues dhe 3 sanitare me COVID19. Në një shkollë ku 1400 nxënës janë të rrezikuar cdo ditë, sa mësues të tjerë duhet të infektohen që shkolla të mbyllet disa ditë? Derisa të kryhet tamponimi i të gjithë nxënësve të paktën në klasat e mësuesve pozitivë si dhe hetimi epidemiologjik i familjeve të tyre? Apo mbyllja e shkollës do rrëzonte #propagandën e Ramës që situata është nën kontroll...

- Pse prindërit nuk u njoftuan në kohë që kur nisën rastet e para të mësuesve dhe stafit me COVID19? Kush ka marrë përsipër e ka guxuar t’i heqë prindërve të drejtën për t’u informuar e për të vendosur për fëmijën e tij nëse do e cojë në shkollën vatër COVID ? Apo të marrë masat e nevojshme për ta mbrojtur atë?

- Pse ka kaq shumë raste mësuesish dhe stafi me COVID19 në shkollën “Emin Duraku? A ka ISHP një raport për shkakun pse Shkolla është shndërruar në vatër të rrezikshme të përhapjes së COVID19?

- Në deklaratë pranohet që masa e vetme e marrë është dezinfektimi 3 herë në javë dhe zevendesimi me mësues në dispozicion. Ndërkohë që nuk është zbatuar #Protokolli i #Sigurisë. Nxënësit nuk janë tamponuar, asnjë prind nuk është kontaktuar nga #ISHP apo mjeku I familjes. Pra ende sot nuk dihet përhapja e virusit në familjet e nxënêsve apo mësuesve. Kush mban përgjegjësi për shkeljen e protokollit të sigurisë në shkolla dhe #Udhëzimit për Nisjen e Vitit të ri shkollor?

- Pse të premten u bashkuan klasat? Sa fëmijë munguan? Sa prindër refuzuan të cojnë fëmijët në shkollë?

#Ministrja Kushi të mos fshihet pas deklaratave të Drejtorisë arsimore, por të urdhërojë marrjen e menjëhershme të masave të domosdoshme

te shkolla Emin Duraku apo te gjitha shkollat që po shndërrohen në vatra të rrezikshme përhapje infeksioni para se të jetë vonë.

Shëndeti dhe jeta e mësuesve dhe nxënësve janë më të rëndësishme se propaganda e #Ramës.

Është edhe një herë është rasti t’i kujtojmë Ramës dhe Kushit që zbatimi i planit të rimëkëmbjes të PD do zbuste dhe përmirësonte situatën e COVID 19 në shkolla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta shpjegon 'gjerë e gjatë' çështjen e dekorimeve: Jepen sipas ligjit, do kisha dekoruar edhe Mbretin Zog, por ja pse nuk e bëj (E PLOTË)
'Republika ka qytetarë të përgjegjshëm si Fahri Balliu', Meta takon në rrugë gazetarin që mban maskën, por vetë nuk e vendos »
Article Logic
Execution time: 0.014117002487183
array(1) { ["section"]=> string(175) "albana-vokshi-akuzon-ministren-kushi-po-fshihet-gjendja-e-renduar-ne-shkollen-emin-duraku-te-premten-bashkuat-klasat-se-prinderit-refuzuan-te-sillnin-femijet-ne-shkolle-224325" }