Albana Vokshi ia plas në sy Ramës arsyet e dështimit të Check-up: 120 milionë euro në xhepat e dy biznesmenëve

Publikuar tek: politike, më 13:01 16-11-2017 Albana Vokshi ia plas në sy Ramës arsyet e dështimit të Check-up: 120 milionë euro në xhepat e dy biznesmenëve

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi sot në seancën parlamentare ka kundërshtuar Check-up-in në shëndetësinë shqiptare duke u shprehur se ai nuk është falas dhe se kryeministri i ka dhënë dy kredi Ilir Rrapajt, biznesmenit që fitoi tenderin.

Më pas deputetja ka shtuar se kryeministri i ka dhënë 17 milionë euro biznesmenes tjetër Vilma Nushi për 112 mijë analiza të cilat nuk janë bërë fare.

“Dy kredi i ke dhënë Ilir Rrapajt, i ke dhënë 100 milionë euro, nuk është falas, e ke pa tavan, dhe i shtoni në faturë, sa ti japë faturat koncensionari aq do ti paguani.

Nuk mund ta mbroni më Check up është skandal mbi skandalet, edhe anglezët e kanë ndryshe mos u referoni.

I keni dhënë Vilmës për 112 mijë analiza pa i bërë fare në 2015 ,17 milionë euro qyl në xhepat e saj.

Pse nuk flisni për këtë ? 150 mijë fatura check up pa i kryer asnjëherë 2.5 milionë euro qyl”, është shprehur deputetja Albana Vokshi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013763904571533
array(1) { ["section"]=> string(115) "albana-vokshi-ia-plas-ne-sy-rames-arsyet-e-deshtimit-te-check-up-120-milione-euro-ne-xhepat-e-dy-biznesmeneve-99782" }