Albana Vokshi sulmon Ramën: Kush ishte ‘dhurata’ që na bëri në fillim të këtij viti

Publikuar tek: politike, më 11:51 25-01-2018 Albana Vokshi sulmon Ramën: Kush ishte ‘dhurata’ që na bëri në fillim të këtij viti

Deputetja e PD, Albana Vokshi e ka nisur fjalën e saj në Kuvend duke hedhur akuza të drejtëpërdrejta kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Sipas Vokshit, Rama e nisi fillimvitin me “dhuarata” duke arrestuar e proceduar penalisht qytetarët që morën pjesë në protestën e 18 dhjetorit që organizoi opozita para parlamentit.

“Po kalojmë muajin e parë të 2018-ës. Shpresuam që do ishte vit pak më i mirë se ato që kemi kaluar. Burgu, arrestimet, ndalimet ishin "dhurata" e Ramës për ata që protuesuan në 18 dhjetor, mes të ndaluarve edhe një nënë, Fiqirie Nezaj. Ajo u ndalua në Morinë kur kthehej nga Kosova me akuzën se mori pjesë në protestë për një jetë më të mirë. Rama po rilind metodat e sigurimit famkeq të shtetit. Po shkatërron cdo gjë, Kushtetutën e dhunoi në 18 dhjetor, deputetët i urren, po bie cdo gjë”, tha Vokshi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011344194412231
array(1) { ["section"]=> string(87) "albana-vokshi-sulmon-ramen-kush-ishte-dhurata-qe-na-beri-ne-fillim-te-ketij-viti-107854" }