Albana Vokshi thirrje grave të Kavajës: Mbroni fëmijët nga mungesa e shtetit, ejani në protestën e 16 shkurtit

Publikuar tek: politike, më 20:57 12-02-2019 Albana Vokshi thirrje grave të Kavajës: Mbroni fëmijët nga mungesa e shtetit, ejani në protestën e 16 shkurtit Nga takimi i Albana Vokshit ne Kavaje

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, ka organizuar ditën e sotme një takim me gratë dhe vajzat e Kavajës, ku u ka bërë thirrje atyre ti bashkohën protestës së opozitës më 16 shkurt.

Vokshi është shprehur se policia nuk ekziston për të mbrojtur fëmijët, ndërsa qeveria e shikon bashkinë si armike pasi kryetari është i Partisë Demokratike.

'Drejtoria Arsimore është e politizuar dhe nuk  ështe në shërbim të fëmijëve. Drejtoresha e shkollës udhëhiqet nga urdhri partiak e jo nga ndërgjegja për kujdesin ndaj fëmijëve. Psikologia është bashkëshortja e një eksponenti të PS dhe pothuajse nuk shkon farë në punë për t’u kujdesur për fëmijët. Policia nuk ekziston për të mbrojtur fëmijët. Qeveria e shikon bashkinë si armik, sepse Kryetari është i PD. Prandaj, kam një mesazh për çdo nënë Mbroni Fëmijët nga mungesa e shtetit!', ka thënë ndër të tjera Albana Vokshi. 

Gjithashtu deputetja demokrate është shprehur se misioni i çdo nënë është që ti bashkohet protestës më 16 shkurt.

'Më 16 Shkurt nënat nuk do të ngrihen për interesin e një partie politike, por për të protestuar për të drejtat e tyre, për të marrë vetë më dorë fatet e fëmijëve të tyre.'

Screenshot_4.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0044989585876465
array(1) { ["section"]=> string(115) "albana-vokshi-thirrje-grave-te-kavajes-mbroni-femijet-nga-mungesa-e-shtetit-ejani-ne-protesten-e-16-shkurtit-152545" }