Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë sot në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i kryesor i vrasjes është babai i tij. Ky i fundit është arrestuar dhe i është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në këtë vrasje.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.
Babë e bir
Albert Krasniqi ka qenë i martuar me ish miss-in e Kosovës, Besa Gashi, ndësa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.
Motivet e ngjarjes së rëndë që shokoi kryeqytetin mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmenë të njohur në vend. Alberti ka qenë pronar i "Company Perparimi - sh.p.k Residential Buildings".
Bëhet me dije se Krasniqi ka qenë një figurë e njohur si për kronikën e zezë dhe mediat rozë, pasi kishte lidhje me personazhe të showbiz-it shqiptar dhe kosovar. Ai 4 vite më parë ka plagosur Noizyn në një sherr që ndodhi mes dy grupeve muzikore në Kosovë.
Gjithçka ndodhi më datë 13 shtator 2016 ndërsa dy vite më vonë (sot) dyshja ani pse janë pajtuar, në Gjykatë u dënuan.
Siç shihet dhe në rrjetet sociale, i riu dallohet për jetën e tij luksoze.