Albin Kurti flet pas takimit me presidentin Hashim Thaçi: Zgjedhje të reja brenda këtij viti

Publikuar tek: rajon, më 10:45 01-04-2020 Albin Kurti flet pas takimit me presidentin Hashim Thaçi: Zgjedhje të reja brenda këtij viti Albin Kurti

Ka përfunduar takimi i Albin Kurtit, kryeministër në detyrë i Kosovës, me presidentin Hashim Thaçi.

Takimi u mbajt duke nisur nga ora 10:00 në Presidencën e Kosovës, teksa të pranishëm ishin pesë persona, raporton newsbomb.al.

Pas bashkëbisedimit, z. Kurti ka folur për mediat, teksa ka theksuar se gjatë bisedës është diskuruar për planet e Qeverisë në luftën ndaj Covid-19 dhe angazhimi i shtetit të Kosovës. Gjithashtu është diskutuar edhe për situatën politike, pas shkarkimit në mocionin e mosbesimit të zotit Kurti nga posti i kryeministrit.

“Vazhduam edhe për situatën aktuale insitucionale, ne jemi përgjigjur presidentit me qëndrimin tonë që është i drejtë me kushtetutë për formimin e qeverisë.

Pas një mocioni të mosbesimit ajo që ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja, të bindur se kushtetuta nuk krijon mundësi që ne të kemi Qeveri të re pa Kuvend të ri, pa zgjedhje të reja.

Presidenti u zotua që do të respektoj kushtetutën, ligji dhe paraktikat e mëhershme.

Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do duhej me merrej me emra njerëzish e partish, por me data për zgjedhje të reja në kalendarin e këtij viti", u shpreh Kurti.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0097100734710693
array(1) { ["section"]=> string(98) "albin-kurti-flet-pas-takimit-me-presidentin-hashim-thaci-zgjedhje-te-reja-brenda-ketij-viti-200880" }