Albin Kurti i prerë: Thaçi të japë dorëheqje ose do të shkarkohet

Publikuar tek: rajon, më 07:28 22-11-2019 Albin Kurti i prerë: Thaçi të japë dorëheqje ose do të shkarkohet

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti sdeklaroi mbrëmë se presidenti Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqjen ose ndryshe do të shkarkohet.

“Presidenti Thaçi duhet të japë dorëheqje ose do të shkarkohet. Ai duhet ta kuptojë vetë dhe të japë dorëheqje”, tha ai në një emision, ndërsa deklaroi se nuk do të falë asnjë territor për Serbinë.

 “Rënia e dëshirës për bashkim vjen nga ideja e shkëmbimit të territoreve. Njerëzit nuk duan të japin Mitrovicën për bashkim kombëtar. Në Kosovë ka shumë politikanë që flasin për shkëmbim duke hequr dorë nga veriu. Në Serbi nuk ka asnjë politikan që flet për falje territori”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu kreu i VV-së theksoi se nuk e ka ndryshuar konceptin e tij për bashkim kombëtar.

“Ne nuk heqim dorë, konceptin nuk e kemi ndryshuar, mënyrën dhe strategjinë po, kemi bërë edhe ne llogari politike. Ne kohët e fundit kemi theksuar atë që dihet më pak; nuk konsiderojmë që shqiptarët janë të varfër e të papunë për shkak të kulturës së Shqipërisë, ose prej pasjes ose mospasjes, por për shkak të modelit të gabuar politik. Kemi rimarrë një ide të braktisur, s’është e jona, bashkimi kombëtar na bën ne më shumë se ne e bëjmë në atë, ai na bën ne dhe ne e përbëjmë atë”, shtoi Kurti.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028070211410522
array(1) { ["section"]=> string(71) "albin-kurti-i-prere-thaci-te-jape-doreheqje-ose-do-te-shkarkohet-186765" }