Albin Kurti kallëzon në Prokurori Presidentin Hashim Thaçi: U bëri thirrje qytetarëve të mos respektonin vendimet e Qeverisë për covid-19

Publikuar tek: rajon, më 19:52 30-03-2020 Albin Kurti kallëzon në Prokurori Presidentin Hashim Thaçi: U bëri thirrje qytetarëve të mos respektonin vendimet e Qeverisë për covid-19 FotoMontazh: Albin Kurti - Hashim Thaçi

Zv.ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svelça njofton se sot, 30 mars 2020, ka kallëzuar në Prokurori Presidentin Hashim Thaçi, pasi ky i fundit sipas Svelçës ka bërë thirrje publikisht që qytetarët të mos respektojnë vendimet e qeverisë.

“Më 23.03.2020, Presidenti në konferencë për media doli me një deklaratë publike ku bëri thirrje për mos-respektim të vendimeve të Qeverisë. Deklarimi i tij verbatim është ky:

- “Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundër-kushtetuese, dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë.

- As Policia e Kosovës dhe as organet sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundër-kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”, thuhet në deklaratën e Xhelal Sveçës, zv.ministër i Brendshëm nga radhët e Vetëvendosjes.

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës thotë ai parashikohen gjithsej 30 nga kompetencat e Presidentit të vendit dhe asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me vlerësimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendimeve të Qeverisë.

DEKLARATA E PLOTË:

Të dashur qytetarë,

Sot, më 30 mars 2020, në funksionin tim si U.D. I MPBAP, dorëzova pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës një Kallëzim Penal të bërë kundër Presidentit të Republikës, Hashim Thaçit, në lidhje me deklarimet e tij të datës 23 mars - për të mos respektuar Vendimet e marra nga Qeveria në raport me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19.

Më 23.03.2020, Presidenti në konferencë për media doli me një deklaratë publike ku bëri thirrje për mos-respektim të vendimeve të Qeverisë. Deklarimi i tij verbatim është ky:

- “Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundër-kushtetuese, dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë.

- As Policia e Kosovës dhe as organet sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundër-kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”,

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës parashihen gjithsej 30 nga kompetencat e Presidentit të vendit. As edhe njëra prej tyre nuk ka të bëjë me vlerësimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendimeve të Qeverisë. Kjo kompetencë u takon gjykatave.

Presidenti përmes deklarimeve të tij, dhe thirrjeve për mos-respektim të Vendimit të Qeverisë në datën 23 Mars 2020, përveç që ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të "kontribuojë" në shpërndarjen më të madhe të Virusit COVID-19 si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë - sipas rekomandimeve të Presidentit.

Në lidhje me këtë, dhe marrë parasysh se ne jemi të dedikuar t'i respektojmë organet e drejtësisë, dhe të krijojmë një shtet ku sistemet janë me të vërtetë të ndara, unë dorëzova Kallëzimin Penal kundër Presidentit, duke ngritur dyshimin e bazuar se Presidenti ka kryer veprën penale "Thirrje për rezistencë" të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010125875473022
array(1) { ["section"]=> string(143) "albin-kurti-kallezon-ne-prokurori-presidentin-hashim-thaci-u-beri-thirrje-qytetareve-te-mos-respektonin-vendimet-e-qeverise-per-covid-19-200692" }