Albin Kurti këshilla qytetarëve: Më parë laheshim kur dilnim nga shtëpia, tani të lahemi kur hyjmë...

Publikuar tek: rajon, më 18:05 08-04-2020 Albin Kurti këshilla qytetarëve: Më parë laheshim kur dilnim nga shtëpia, tani të lahemi kur hyjmë... Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, gjatë një vizite në Gjakovë, u ka bërë thirrje qytetarëve atje që të ruajnë higjienën personale për të minimizuar përhapjen e koronavirusit.

Kurti u ka bërë apel gjakovarëve, por jo vetëm, gjithë qytetarëve të Kosovës, që në këto kohë koronavirusi, të lahen kur të futen në shtëpi, e jo më si më parë, kur dilnin nga shpia.

“Ne dimë që njerëzit kur dalin nga shtëpia bëjnë dush që të duken edhe më bukur për jashtë, por tash jemi në kohë kur duhet të bëjmë dush e të pastrohemi porsa të hyjmë në shtëpi që të jemi më të shëndetshëm në familjet tona. Pra u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, që e kanë pasur të detyrueshme të dalin jashtë, porsa të kthehen mos të takojnë anëtarët e tjerë të familjes, por të hyjnë direkt e në banjo për t’u pastruar në mënyrë që t’i minimizojnë gjasat për përhapjen e koronavirusit”, ka deklaruar Kurti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011077165603638
array(1) { ["section"]=> string(103) "albin-kurti-keshilla-qytetareve-me-pare-laheshim-kur-dilnim-nga-shtepia-tani-te-lahemi-kur-hyjme-201890" }