‘Albin Kurti nuk ka dosje kriminale të UÇK-së’, Hashim Thaçi i përgjigjet ashpër deputetes së Vetëvendosjes: Çfarë krimi ka bërë UÇK?

Publikuar tek: rajon, më 00:23 16-02-2020 ‘Albin Kurti nuk ka dosje kriminale të UÇK-së’, Hashim Thaçi i përgjigjet ashpër deputetes së Vetëvendosjes: Çfarë krimi ka bërë UÇK? FotoArkive: Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i është përgjigjur ashpër nënkryetares së Vetëvendosjes Fatmire Kollçaku lidhur me një deklaratë të saj, në të cilën ajo citon fjalët e një analisti serb që thotë se Albin Kurti është më i fortë kundër Serbisë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së.

Përmes një reagimi në Facebook, Thaçi thotë se është krenar që ka qenë pjesë e UÇK-së, pasi ajo ka bërë realitet ëndrrën e popullit të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë.

‘Çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?’ pyet Thaçi deputeten e VV, ndërsa shton se kurrë nuk e ka menduar që do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Kosovës të shpërndajë deklarata të tilla.

Postimi i plotë i Presidentit Thaçi:

Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj.

Ajo uniformë dhe shërbimi në luftën tonë çlirimtare nuk është hendikep, por nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje me këdo.

Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.

E pyes zonjën në fjalë: çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?

UÇK ka pasur vetëm një mision – dëbimin e Serbisë nga Kosova.

UÇK ëndrrën e popullit të Kosovës e bëri realitet. Fituam lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin.

Etiketimet e tilla për UÇK-në, projektin më madhor kombëtar, i kemi dëgjuar vetëm në Beograd dhe në Moskë.

Po e përsëris: Jam krenar që kam qenë pjesëtar i UÇK-së dhe Drejtor Politik i saj. Kjo vetëm sa më bën më të fortë mua dhe gjithë bashkëluftëtarët e UÇK-së.

Ne jemi me fat që kemi bindur aleancën më të fuqishme ushtarake të botës, NATO-n, që të na dalë në ndihmë dhe së bashku ta çlirojmë vendin tonë.

Çlirimtarë të Kosovës janë të gjithë qytetarët e Kosovës

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089468955993652
array(1) { ["section"]=> string(135) "albin-kurti-nuk-ka-dosje-kriminale-te-uck-se-hashim-thaci-i-pergjigjet-ashper-deputetes-se-vetevendosjes-cfare-krimi-ka-bere-uck-195344" }