Albin Kurti për The Guardian: Njoh flamurin zyrtar të Kosovës…Ja ku gaboi Franca për Ballkanin…Lufta Botërore lindi nga Sarajeva

Publikuar tek: rajon, më 17:43 21-10-2019 Albin Kurti për The Guardian: Njoh flamurin zyrtar të Kosovës…Ja ku gaboi Franca për Ballkanin…Lufta Botërore lindi nga Sarajeva Kreu i Levizjes Vetevendosje, Albin Kurti

Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Kosovës, në një intervistë për The Guardian tha se nuk do të merret me cështje të rregullimit të zyrës së tij, kur të ulet në karrigen e kryeministrit.

Ai tha se në detyrën e kryeministrit do të respektojë flamurin zyrtar të Kosovës.

'Kam shumë punë më të rëndësishme për të bërë sesa të rirregulloj gjërat në zyrën e kryeministrit” i tha Albin Kurti gazetarit të The Guardian, ndërkohë që u pyet për atë që u konsiderua si provokim nga Serbia me pritjet diplomatike që po bën në zyrën e tij më flamurin shqiptar. Ai tha se flamuri zyrtar I Kosovës është imponuar në vend, me një rregull se nuk duhet të kishte të kuqe, nuk duhet të kishte të zezë, dhe nuk duhet të kishte shqiponjë. “Ishte sikur ne po deklaronim pavarësinë nga Shqëpëria dhe jo nga Serbia', bën ironi Albin Kurti.

Kritik, Albin Kurti, u shfaq edhe me vendimin e fundit të Këshillit të BE për të mos nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

'BE u formua si përgjigje ndaj fashizmit, por është duke u udhëhequr e frikësuar nga fryma populiste e fashiste', tha ai.

Duke kritikuar Macron ai thotë: 'Nuk mund të thuash fillimisht se kemi nevojë për reformat ë brendshme në BE dhe më pas zgjerimi I jashtëm – ato shkojnë së bashku. Europa është një projekt kaq i rëndësishëm historik sa asnjëri nuk mund të jetë autor i saj, ta drejtojë apo të jetë në krye. Ne gjithmonë kemi parë se kur Jean Claude Juncker tha se nuk do të kishte zgjerim pesë vitet e ardhshme, situate u përkeqësua në ballkan.

'Po, BE është e rëndësishme për Ballkanin, por Ballkani është shumë I rëndësishëm për BE. Berlini dhe Parisi duhet ta njohin mirë këtë, dhe është shumë keq, për të gjithë ne, që ata e harrojnë. Në dy dekadat e ardhshme, historianët do të shkruajnë se nuk ka pasur dy luftra botërore, por vec një me dy episode, dhe gjithcka ka nisur në Sarajevë', tha Albin Kurti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021085023880005
array(1) { ["section"]=> string(134) "albin-kurti-per-the-guardian-njoh-flamurin-zyrtar-te-kosoves-ja-ku-gaboi-franca-per-ballkanin-lufta-boterore-lindi-nga-sarajeva-182942" }