Albin Kurti si Basha, ngre shqetësimin për emigrimin: Dikur mërgonim prej okupatorit, sot për shkak të pushteteve të këqija

Publikuar tek: rajon, më 13:27 30-11-2020 Albin Kurti si Basha, ngre shqetësimin për emigrimin: Dikur mërgonim prej okupatorit, sot për shkak të pushteteve të këqija Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti thotë se nëse dikur shqiptarët mërgonin jahstë vendit për shkak të okupatorit serb, sot detyrohen të shpërngulen për shkak të pushteteve të këqija.

“Bashkatdhetarët tanë dikur kanë mërguar jashtë Kosovës për shkak të të këqijave të shtetit okupator serb. E, ka kohë që shqiptarët po shpërngulen për shkak të pushteteve tona të këqija. Ama së fundmi, ata kanë nisur ta përjetojnë këtë si një ikje nga vetja, si një deformim nga stërzgjatja. Në shekullin XX, gjyshi e babai ishin gastarbeiter, e tash njësoj u dashka edhe djali e nipi në shekullin XXI?”, shkruan Kurti.

Për këtë, ai është në një linjë me kreun e PD në Shqipëri Lulzim Basha, i cili gjithashtu ëhstë shprehur se është koha për ndryshim dhe rikthim të shqiptarëve në atdhe.

“Nuk mund të vazhdojë mërgimi që të vazhdojë sundimi. Shqiptarët duan ta ndryshojnë pamjen në pasqyrë, ta ndërrojnë përfaqësimin politik, ta reformojnë veten. Pra, dëshirojnë ta bëjnë vetveten, t’i përbëjnë institucionet, e jo të bëjnë si u thonë ata prej atje lart e larg, që pasurohen gjersa përbetohen. Njerëzit duan të qëndrojnë, teksa kërkojnë drejtësi dhe punë, tash dhe këtu”, vijon Kurti.

Një mesazh falenderimi ai e ka dhe për të gjithë ata që votuan Vetëvendosjen për fitoren në Podujevë. “Shumë kohë të vlefshme kemi humbur të dashur qytetarë. Shpejtimi është i domosdoshëm. Urime të gjithëve fitorja në Podujevë e ngritja në Mitrovicë, dhe, ju faleminderit secilit prej jush! Komuna qytetarëve, jo komunarëve”, përmbyll kreu i VV Albin Kurti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A do të ketë mbyllje të plotë? Ministri mbledh IKSHP: Sot merret vendimi, shqetësimi është i madh
»
Article Logic
Execution time: 0.01257586479187
array(1) { ["section"]=> string(127) "albin-kurti-si-basha-ngre-shqetesimin-per-emigrimin-dikur-mergonim-prej-okupatorit-sot-per-shkak-te-pushteteve-te-keqija-229641" }