Albin Kurti: Teatri është i kombit, jo vetëm i Shqipërisë. Nuk mund të ketë qendër tregtare me teatër brenda

Publikuar tek: aktualitet, më 20:48 25-05-2020 Albin Kurti: Teatri është i kombit, jo vetëm i Shqipërisë. Nuk mund të ketë qendër tregtare me teatër brenda Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është shprehur në lidhje me vendimin e qeverisë për të prishur Teatrin Kombëtar, dhe për të ndërtuar aty një teatër të ri.

Duke folur për oraneës, Kurti thotë se teatri mund të bëhej muze, por jo të prishej, pasi ai mbart shumë vlera historike. Lideri i VV tha se vendimi për ta shembur nuk ishte i drejtë, duke qenë se Teatri Kombëtar nuk është vetëm i Shqipërisë, por i gjithë kombit, duke lënë të nënkuptohet se është pjesë e vlerave historike dhe kulturore edhe të Kosovës.

"Ka shumë drama që kanë shënuar historinë e shqiptarëve në atë Teatër Kombëtar, dhe mendoj që në rastin më të keq duhet të ishte shndërruar në muze, por jo të shembej. Edhe drama “Epoka para gjyqit” është dhënë në atë skenë. Teatri Kombëtar nuk është teatri i vetëm Shqipërisë, por është teatri i kombit. Dhe kjo qasje për ta shembur në orën katër të mëngjesit, në kohë të pandemisë, për të ndërtuar në mos gaboj qendra tregtare ku brenda saj është edhe teatri më duket më shumë një logjikë neo-liberale se sa një lloj kujdesi për kulturën apo urbanizmin. Unë e kuptoj që duhet të ketë kafeteri pranë teatrit për artistët, por më parë vjen teatri. E jo të bëjmë kafeteri, qendra tregtare, shopping mall aty".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096359252929688
array(1) { ["section"]=> string(112) "albin-kurti-teatri-eshte-i-kombit-jo-vetem-i-shqiperise-nuk-mund-te-kete-qender-tregtare-me-teater-brenda-207787" }