ALBIN KURTI 'tund' Parlamentin: Shkëmbimi i territoreve u festua me shampanjë në Shtëpinë e Bardhë, çfarë më tha THAÇI për të shkuar në Uashington (MOCIONI NË KOSOVË)

Publikuar tek: rajon, më 13:46 25-03-2020 ALBIN KURTI 'tund' Parlamentin: Shkëmbimi i territoreve u festua me shampanjë në Shtëpinë e Bardhë, çfarë më tha THAÇI për të shkuar në Uashington (MOCIONI NË KOSOVË)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk bëhet pjesë e pazareve presidenciale.

Gjatë fjalës së tij në kuvend, ai ka treguar se e ka takuar dy herë presidentin Hashim Thaci dhe nuk janë kuptuar në asnjë rast.

‘Të gjithë e dimë sesi ka qenë ideja e shkëmbimit të territoreve. Iniciativa e shkëmbimit të territoreve vdiq, po ideja mbeti. Të gjithë e dimë shumë mirë sesi u festua në Uashington me Shampanjë shkëmbimi i territoreve, por ne e ndaluam. Cfarë duhet të ndodhë më. Unë nuk kam frikën e kësaj karriges sime këtu. Sepse është populli ai që vendos. Por do ta shikoni shumë shpejt, se kërkohej gjendja e jashtëzakonshme, për ta bërë Thaçin të gjithëpushtetshëm. Po pse duhet gjithë ky pushtet? Ky është një puç. Dhe këtë puç, ne e pamë që në mbledhjen e këshillit të sigurimit. Keni për ta parë edhe ju vetë. Procesverbalet e mbledhjes do të dalin shumë shpejt', tha kryeministri Kurti në parlament.

Ndër të tjera Kurti ka deklaruar se nuk i dhimbset vetja dhe aq më pak qeveria, po populli që ngeli pa qeveri në këtë kohë të vështirë të epidemisë.

‘Mua nuk dhimbeset kjo qeveri e aq më pak vetja. Më dhimbset ky mocion që do lej popullin pa qeveri. Së treti po doni ta lini popullin pa qeveri në përhapjen e kësaj pandemie. Populli e din që unë nuk e kam mbështetjen tuaj, as të një pjesë të LDK. Po ashtu e dinë që pakujdesisë iu shtua edhe korona dhe një qeveri që mund ta menaxhonte mirë. Ky Pazar presidencial i shpall sfidë qeverisë. Prandaj motorri në prapavijë e kësaj pune është si ta shpalllim këtë luftë’, përfundoi Kurti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085139274597168
array(1) { ["section"]=> string(167) "albin-kurti-tund-parlamentin-shkembimi-i-territoreve-u-festua-me-shampanje-ne-shtepine-e-bardhe-cfare-me-tha-thaci-per-te-shkuar-ne-uashington-mocioni-ne-kosove-200026" }