Aldo Teqja flet nga Spitali: Më e keqja kaloi. Prindërit e portierit përgënjeshtrojnë mediat: Djali ra nga ballkoni, nuk u hodh (Video)

Publikuar tek: sport, më 23:21 07-10-2019 Aldo Teqja flet nga Spitali: Më e keqja kaloi. Prindërit e portierit përgënjeshtrojnë mediat: Djali ra nga ballkoni, nuk u hodh (Video) Aldo Teqja flet nga Spitali i Traumes

Futbollisti Aldo Teqja ka folur për herë të parë pas lajmit që tronditi kryeqytetin, se në gjendje të rënduar psikologjike ishte vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit.

Në një intervistë për Top Channel, Teqja është shprehur se me e keqja tashmë kaloi dhe së shpejti pret të rikthehet në fushën e blertë.  “Ndihem mirë…më e keqja kaloi, do të rikthehem shpejt në fushën e lojës”, thotë ndër të tjera Aldo Teqja.



Ndërkohë, prindërit e 24 vjeçarit kanë përgënjeshtruar mediat, duke thënë se Aldo nuk u hodh por ra aksidentalisht nga ballkoni. Ata shprehen se Aldo kishte dalë në ballkon për të rregulluar tendën por aty kishte ndodhur gjithçka si vijoi më pas.

“Dua të përgënjeshtroj të gjitha mediat dhe portalet, djali im ka pësuar një aksident. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë stafin e spitalit të traumës, Klubin Partizani dhe Federatën Shqiptare të Tutbollit për ndihmën që na kanë dhënë. Gjithashtu dua të theksoj se e fejuara e djalit së bashku me prindërit e saj kanë qenë këtu me ne që nga dita e parë dhe deri më tani. Aldo do të kthehet shumë shpejt si kampion”, u shpreh Ramazan Teqja, babai i Aldos.

Edhe mjekët japin sinjale pozitive për gjendjen shëndetësore të futbollistit të të klubit Partizani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071361064910889
array(1) { ["section"]=> string(136) "aldo-teqja-flet-nga-spitali-me-e-keqja-kaloi-prinderit-e-portierit-pergenjeshtrojne-mediat-djali-ra-nga-ballkoni-nuk-u-hodh-video-181187" }