Aleanca e Grave Deputete, analizë vjetore të 2014-s dhe strategji për 2015-ën

Publikuar tek: aktualitet, më 15:03 23-02-2015 Aleanca e Grave Deputete, analizë  vjetore të 2014-s dhe strategji për 2015-ën

Aleanca e Grave Deputete, zhvilloi  analizën  vjetore të 2014-s dhe trajtoi strategjinë e punës për këtë vit, në një tryezë të posaçme  me mbështetjen e UN Woman dhe OSBE.

Në diskutimet e analizës vjetore, deputetët theksuan nevojën e një koordinimi më të shpeshtë  mes tyre të aktiviteteve në terren, si dhe në njohjen zyrtare si grupim jopolitik brenda parlamentit dhe njohje më të madhe ndërkombëtare të këtij grupimi në parlamentet e rajonit dhe vendeve evropiane.

"Kjo Aleancë me frymën e bashkëpunimit, përtej ndasive partiake, i ka dhënë një fytyrë të re parlamentarizmit dhe politikës shqiptare. Ne po përcjellim mesazhin e bashkëpunimit për çështje jetike,një model i munguar mes kolegëve tanë burra”, tha znj. Doda.

Ajo i kërkoi deputeteve të bëhen avokate të përkushtuara, të çdo kauze për të drejtat e grave dhe vajzave  dhe promovimit të tyre në vendimmarrjen brenda dhe jashtë politikës.

Një nga drejtimet kryesore të axhendës së ADG, me  ardhjen e fushatës elektorale, do të jenë orientimet dhe inkurajimi i  grave në strukturat  partiake për  të garuar në zgjedhjet e pushtetit lokal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtyhet seanca ndaj Kostandin Xhuvanit, nuk u paraqit në gjyq
Qytetarët “pushtojnë” sportelet, OSHEE shërbim me dy turne deri më 28 shkurt »
Article Logic
Execution time: 0.013092041015625
array(1) { ["section"]=> string(81) "aleanca-e-grave-deputete-analize-vjetore-te-2014-s-dhe-strategji-per-2015-en-4211" }