Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot lidhur me situatën e rëndë sipas saj, të krimit dhe bombave në kryeqytet. AK i bën thirrje qytetarëve në njoftimin e saj të qëndrojnë larg dhe të tregojnë kujdes nga shpërthimet.
“Kujdes nga dy bandat qeveritare që po vrasin njëra-tjetrën Ruhuni nga aktet terroriste dhe krimet masive. Distancohuni dhe nga çdo individ apo objekt të dyshimtë që mund të jenë bomba shpërthyese
Qëndroni larg restoranteve ku darkojnë ministrat gangster shqiptar. Atentatet e bandave të ministrave sapo kanë filluar dhe do zgjasin për sa kohë të jenë në pushtet.
Një pjesë e policisë nuk ju mbron pasi janë pjesë e bandave kriminale. Kryeqyteti Tirana ka rrezik të lartë për jetën, familjen. pronën dhe ka më shumë atentate se në luftën e dytë botërore”, shkruhet në paralajmërimin e AK.
Sipas Aleancës KuqeZi, populli duhet ta dijë që kriminelët kanë veshur kostum dhe kollare ministrash.