Aleanca Kuq e Zi: Qeveritarët me makina luksoze, ju nën ujë

Publikuar tek: politike, më 15:38 08-02-2015 Aleanca Kuq e Zi: Qeveritarët me makina luksoze, ju nën ujë Foto e ekspozimit te AK ne Vlore me makinat e zyrtareve dhe shtepite nen uje

Aleanca Kuq e Zi është zhvendosur sot në protestën e radhës në qytetin e Vlorës, ku Kreshnik Spahiu, kreu i AK, ka bërë një prezantim dhe panoramë të asaj që vetë ai e konsideroi luks të zyrtarëve dhe qeveritarëve, përballë varfërisë dhe gjendjes ekstreme që po përballojnë aktualisht banorët e zonave të Vlorës që janë përfshirë nga përmbytjet.

“Vilat e makinat e qeveritarëve, me të shtrenjta se dëmi i përmbytjeve. Nga Sheshi i Flamurit ju them se këto janë dhuratat tuaja” tha Spahiu para një grupi qytetarësh që ishin mbledhur për të parë se çfarë kishte ekspozuar AK.

Që prej më shumë se dy vjetësh, Kreshnik Spahiu është duke bërë opozitë të fortë për qeverisjen. Në fotot e paraqitura ka vendosur kontrastin mes makinave luksoze që përdorin anëtarët e kabinetit qeveritar, dhe gjendjes së vështirë nën ujë, të banorëve të zonave të përmbytura. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055322885513306
array(1) { ["section"]=> string(62) "aleanca-kuq-e-zi-qeveritaret-me-makina-luksoze-ju-nen-uje-2709" }