Aleanca Kuqezi del me deklaratë për shtyp për situatën në Maqedoni

Publikuar tek: politike, më 17:40 03-03-2017 Aleanca Kuqezi del me deklaratë për shtyp për situatën në Maqedoni

Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar politike në Maqedoni, pas refuzimit të presidentit Gjorgje Ivanov, i cili bllokoi formimin e qeverisë së re me kryeministër Zoran Zaev i cili mbështet platformën shqiptare.

Reagimi i Aleancës Kuqezi:

Deklaratë për shtyp e Aleancës KuqeZi

Aleanca KuqeZi po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet e fundit politike në Maqedoni. Ne jemi thellësisht të habitur nga qëndrimi fashist i presidentit maqedon Ivanov që në këto momente politike përfaqëson pakicën. BE ka qënë garante e marrëveshjes së Ohrit ndaj duhet të dënohet ashpër shkelja e rëndë kushtetuese dhe e të drejtave të njeriut që po i bëhet popullit shtetformues shqiptar që banon në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Aleanca KuqeZi i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë me urgjencë për të shmangur konfliktin eventual. Nxitja e urrjetjes ndëretnike e organizuar nga Gruevski-Ivanov bashkëjetesën dhe egzistencën e Maqedonisë si entitet shtetëror. Mosmandatimi i Zoran Zaev është jo vetëm një problem i brëndshëm i shtetit. Nga ana tjetër Aleanca KuqeZi kujton se implementimi i dygjuhësisë në Europë është ndër aktet më normale dhe demokratike. Shëmbulli më i vjetër ai i Zvicrës e ai më i ri i Kosovës. Kjo krizë e inskenuar bëhet vetëm për të defaktorizuar më tej popullatën dhe përfaqësimin politik të shqiptarëve. Tirana zyrtare nuk duhet dhe nuk mund të rri duarkryq ndërkohë që presidenti i një vendi me 40% shqiptarë pranon publikisht se është politikë shtetërore degradimi social ekonomik i bashkëkombasve tanë. Ne duam t'i bëjmë me dije Zaevit, Gruevskit, Ivanovit dhe kujtdo tjetër që Shqiptarët në Maqedoni janë shtetformues dhe garantorë të mosndarjes së shtetit. Aleanca KuqeZi i bënë thirrje partive politike shqiptare të qëndrojnë të bashkuara dhe të mos lëvizin nga kushti i dy gjuhësisë.

Aleanca KuqeZi dëshiron ti japë mesazhin çdo shqiptari që banon në Maqedoni se në çdo lloj provokimi do të ketë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës e më gjerë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068719387054443
array(1) { ["section"]=> string(72) "aleanca-kuqezi-del-me-deklarate-per-shtyp-per-situaten-ne-maqedoni-70660" }