Aleanca KuqeZi: Prokurorë ndërkombëtarë për të hetuar mafien shqiptare

Publikuar tek: politike, më 09:33 18-10-2015 Aleanca KuqeZi: Prokurorë ndërkombëtarë për të hetuar mafien shqiptare Foto ilustruese

Aleanca KuqeZi i ka kërkuar trupit diplomatik dhe 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të përfshijnë në axhendën e reformave Kushtetuese edhe ngritjen e gjykatës speciale ndërkombëtare, prokurorëve të huaj për hetimin dhe gjykimin e mafies politike shqiptare. 

Me anë të një deklarate për mediat, ajo denoncon publikisht se Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk ndëshkon apo burgos asnjë qeveritar.

Sipas saj, politikanët janë qënie superiore dhe s’ka prokurorë apo gjyqtar shqiptar që guxon t’i dënojë.

“Aleanca KuqeZi propozon që prokurorët dhe gjykata ndërkombëtare të hetojë dhe gjykojë veprat penale të korrupsionit dhe çdo krimi që kryhet nga deputetët, ministrat, kryeministri, presidenti dhe kryetarët e bashkive”,-thuhet në deklaratë.

AK, thekson se gjykata speciale është shpresa e vetme për të dekriminalizuar parlamentin apo qeverinë dhe që për herë të parë qytetarët me pushtetarët të ndjehen të barabartë përpara ligjit dhe drejtësisë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024704933166504
array(1) { ["section"]=> string(75) "aleanca-kuqezi-prokurore-nderkombetare-per-te-hetuar-mafien-shqiptare-23381" }