Aleanca për Teatrin i kundërvihet Bashës për tryezën PD-PS: E gëzofshim dakortësinë kundër nesh, ju po bashkëqeverisni, kush nuk e kupton...

Publikuar tek: aktualitet, më 18:43 26-05-2020 Aleanca për Teatrin i kundërvihet Bashës për tryezën PD-PS: E gëzofshim dakortësinë kundër nesh, ju po bashkëqeverisni, kush nuk e kupton... Lulzim Basha

Aleanca për Teatrin, përmes një shënimi të avokates Irena Dule, i është kundërvënë sërish Lulzim Bashës, pas një letre të hapur që iu dërgua dje kreut demokrat, ku i bëhej apel se nuk është konsultuar me Aleancën dhe shoqërinë civile përsa i përket reformës zgjedhore.

Në postimin e sotëm në facebook, Aleanca për Teatrin i vë në dukje Bashës se "nuk është shqetësim koha kur duhen bërë zgjedhjet", se "me anë të  vendimit për të rritur financimin e partive nga buxheti i shtetit, preken taksat e popullit".

"E gezofshim dakordesine e rradhes kunder nesh. Rama dhe Basha po bashkeqeverisin. kush nuk po e kupton akoma kete", shkruhet ndër të tjera.  

Postimi i plotë i Aleancës për Teatrin

Paska rene dakord tryeza PD-PS per:

1) motin se kur duhen bere zgjdhjet. a thua ky eshte shqetesimi yne?

2) lidhur me financimin. mediat mezi e pohojne se nuk ka ndryshuar skema e financimit, por eshte rritur financimi nga buxheti i shtetit, qe do te thote ne do paguajme me shume per binomin Rama-Basha.

3) lidhur me kuotat gjinore. Kane ne plan te bejne gjinine femerore me zor politikano/partiake. Thua qeverisja Rama me me shume gra e vajza ne qeverisje e kudo ka vendimarrje, pjesa me e madhe ne sherbim te vetes, ne haremin e vet, per te cilat pavaresisht moshes, nuk gezoj piken e respektit.

e gezofshim dakordesine e rradhes kunder nesh. Rama dhe Basha po bashkeqeverisin. kush nuk po e kupton akoma kete.

Av. Irena Dule

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092580318450928
array(1) { ["section"]=> string(141) "aleanca-per-teatrin-i-kundervihet-bashes-per-tryezen-pd-ps-e-gezofshim-dakortesine-kunder-nesh-ju-po-bashkeqeverisni-kush-nuk-e-kupton-207910" }