Aleanca për Teatrin vazhdon mbledhjen e firmave për peticionin, protesta zhvendoset në Lushnje

Publikuar tek: aktualitet, më 17:43 28-05-2020 Aleanca për Teatrin vazhdon mbledhjen e firmave për peticionin, protesta zhvendoset në Lushnje

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po vijon protestat në të gjithë Shqipërinë.

Mësohet se ditën e sotme është zhvendosur sot në Lushnjë, ku po mbledh firmat për peticionin për rindërtimin e teatrit aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Ndërkohë Aleancës i janë bashkuar në protestë edhe qytetarë dhe aktivistë, të cilët nën logon “Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht” janë sensibilizuar me artistët që ishin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Më herët, protesta e Aleancës për Teatrin ishte në Shkodër, Kukës, Burrel dhe Lezhë, ku zhvilluan edhe tubimet përkatëse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094599723815918
array(1) { ["section"]=> string(100) "aleanca-per-teatrin-vazhdon-mbledhjen-e-firmave-per-peticionin-protesta-zhvendoset-ne-lushnje-208174" }