Aleanca për Teatrin ‘zbarkon’ në Berat, vazhdon mbledhja e firmave për peticionin

Publikuar tek: aktualitet, më 18:21 02-06-2020 Aleanca për Teatrin ‘zbarkon’ në Berat, vazhdon mbledhja e firmave për peticionin

 Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po vijon protestat në të gjithë Shqipërinë.

Mësohet se ditën e sotme është zhvendosur në qytetin e Beratit, ku po mbledh firmat për peticionin për rindërtimin e teatrit aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Ndërkohë Aleancës i janë bashkuar në protestë edhe qytetarë dhe aktivistë, të cilët nën logon “Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht” janë sensibilizuar me artistët që ishin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Më herët, protesta e Aleancës për Teatrin ishte në Shkodër, Kukës, Burrel, Lezhë, Lushnjë dhe Pogradec ku zhvilluan edhe tubimet përkatëse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097260475158691
array(1) { ["section"]=> string(85) "aleanca-per-teatrin-zbarkon-ne-berat-vazhdon-mbledhja-e-firmave-per-peticionin-208818" }