Aleancë me PS-në pas zgjedhjeve? Basha bën deklaratën e fortë: Nuk ka asnjë shans, Ramën e pret burgu

Publikuar tek: politike, më 23:33 30-11-2020 Aleancë me PS-në pas zgjedhjeve? Basha bën deklaratën e fortë: Nuk ka asnjë shans, Ramën e pret burgu Basha - Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pyetur në emisionin “Log” nëse pas zgjedhjeve të 25 prillit mund të bënte koalicion me kryeministrin Rama.

Ai u shpreh se kjo nuk ka asnjë shans të ndodhë, ndërsa bëri edhe deklaratën e fortë se kryeministrin Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit e pret burgu.

“Marrëveshje për bashkëqeverisje me Edi Ramën, zero e mundur. Sepse Edi Ramën e pret burgu. Shifrat e nxjerrin opozitën fituese dyshifrore ndaj shumicës. Nuk ka asnjë shans aleancë me Edi Ramën”, tha Basha duke shtuar se është e pamundur që Rama të mos humbë në zgjedhjet e ardhshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bledi Çuçi takim me fermerët në Livadhja, nuk i kursen lavdërimet për kryeministrin: Katrahurën që është bërë me pronësinë nuk ka tokësor ta zgjidhë përveç Edi Ramës (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.010964870452881
array(1) { ["section"]=> string(105) "aleance-me-ps-ne-pas-zgjedhjeve-basha-ben-deklaraten-e-forte-nuk-ka-asnje-shans-ramen-e-pret-burgu-229717" }