Aleatët e Bashës krah qytetarëve, Shehi: Po trashet zullumi, kur ndërrohet demokracia paguan dikush

Publikuar tek: politike, më 12:18 12-05-2019 Aleatët e Bashës krah qytetarëve, Shehi: Po trashet zullumi, kur ndërrohet demokracia paguan dikush

Aleatët e kreut të PD-së Lulzim Basha i janë bashkuar ditën e sotme protestës së opozitës para Drejtorisë së Policisë.

Në një prononcim për kameran e News 24 aleatët e Bashës, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

'Kjo protestë nuk është vetëm në mbështetje të të arrestuarve, është në mbrotje të së drejtës që është dhunuar. I duhet dhënë njëherë e mirë fund kësaj situate', tha kreu i PDIU Vangjel Dule.
Kreu i Demokristianëve Nard Ndoka tha se tashmë ka ardhur koha që kryeministri Edi Rama t'i thirrë arsyes.

'Populli sot po proteston, është në rrugë, po proteston për votën e lirë. I them Ramës se është momenti për t'i thirrur arsyes nëse i ka mbetur një përqindjen e vogël në mendjen e tij. Ne jemi të vendosur për ta vazhduar protestën deri në fund', tha Nard Ndoka, ndërsa kreu i PR Fatmir Mediu tha se revolta e qytetarëve do të vazhdojë.

'Sot kemi vetëm pushtetin e Edi Ramës, kemi një polici politike. Ka vetëm një rrugëdalje dhe është mundësia për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Pavarësisht nga lojërat që bën Edi Rama unë nuk besoj se qytetarët do të ulin kokën dhe do të rrinë si ato delet e urëta', u shpreh Mediu.

'Vazhdimi është ngritja e protestës. Këto njerëz që nuk dëgjojnë po e trashin zullumin, kur e trash zullumin këputet. Policia nuk mund të rrafë një person që është i shtrirë. Policia është e karikume, aq dinë, ato janë ushtarë të shtetit.

Kjo është demokracia ndërrohet dhe kur ndërrohet paguan dikush. Kjo me thënë të drejtën nuk është mënyra e duhur për të protestuar, e duhura do të jetë kur të mbyllet çdo dyqan, nuk e kemi arritur akoma por po i vjen dita', deklaroi kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070130825042725
array(1) { ["section"]=> string(103) "aleatet-e-bashes-krah-qytetareve-shehi-po-trashet-zullumi-kur-nderrohet-demokracia-paguan-dikush-163975" }