Aleatët zbulojnë rolin e METËS si NEGOCIATOR? Shehi: Presidenti do presë në takim edhe politikanë me PESHË NGA PD E PS. Datën e zgjedhjeve e 'mbyll' Basha me Ramën

Publikuar tek: politike, më 19:50 12-06-2019 Aleatët zbulojnë rolin e METËS si NEGOCIATOR? Shehi: Presidenti do presë në takim edhe politikanë me PESHË NGA PD E PS. Datën e zgjedhjeve e 'mbyll' Basha me Ramën

Ka përfunduar takimi i aleatëve të kryedemokratit Lulzim Basha me presidentin Ilir Meta.

Në përfundim të takimit, në emër të grupit ka folur për media kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili ka zbuluar edhe disa detaje interesante, sa i përket vizionit opozitar për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Shehi, ndryshe nga çfarë u raportua në media tha se në takimin me Metën ata nuk paraqitën një datë të re për zgjedhjet vendore. Kjo, tha Shehi, duhet të dalë nga një marrëveshje mes forcave të mëdha politike si PD dhe PS.

Po ashtu Shehi sinjalizoi se Meta mund të ketë marrë tashmë rolin e negociatorit për krizën politike, duke thënë se takimet mes tyre dhe kreut të shtetit do të vijojnë. Por jo vetëm kaq, Shehi tha se Meta mund të presë në takim edhe “politikanë të tjerë, me peshë, nga PD dhe PS”.

“Ishte një hap i vogël por i rëndësishëm, në drejtimin e duhur”, tha Dashamir Shehi, duke paralajmëruar se nëse kryeministri Rama insiston në mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor, “që jemi këtu është e kotë. Duhet të përgatitemi pastaj për beteja të tjera”.

Pjesë nga deklarata:

Ishte një takim shumë miqësor, dhe sipas tezës së presidentit u munduam të sqarojmë këtë situatën e sotme, e falenderuam për mundësinë që i ka dhënë politikës shqipatre të gjejmë zgjidhje. Gjykoj që si takimi i parë në një situatë kaq të rëndë idetë janë të përgjithshme, nuk kemi ndonjë avancim le të themi për datën zgjedhore. Ne gjykojmë që aksioni opozitar nuk mund të rreizikohet, dita e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i një analize tjetër, çfarë duhet të bëjmë deri në ditën e zgjedhjeve që të jenë të ndershme. Të merren pretendimet opozitare që të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk kemi tagër të mbyllim takimin, kjo i takon udhëheqësit të opozitës, Bashës dhe palës tjetër, por është një takim pozitiv.

Ne gjykojmë që data e zgjedhjeve nuk mund të jetë një dëshirë, duhet të dalë vetvetiu nga një marrëveshje politike. Nuk ka një propozim konkret, negociatat do të vazhdojnë. Meta do të presë edhe palët e tjera që mund të kenë më shumë peshë si nga PD-ja dhe PS-ja. Thashë, si fillim është një hap i vogël por i rëndësishëm, drejtimi është i duhur.

Unë gjykoj që jemi më afër një marrëveshje, si atmosferë, por nëse pala tjetër gjykon se do të bëhen zgjedhjet në datën 30 kjo që jemi këtu është e kotë. Duhet të përgatitemi pastaj për beteja të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024987936019897
array(1) { ["section"]=> string(165) "aleatet-zbulojne-rolin-e-metes-si-negociator-shehi-presidenti-do-prese-ne-takim-edhe-politikane-me-peshe-nga-pd-e-ps-daten-e-zgjedhjeve-e-mbyll-basha-me-ramen-167985" }